’Daily Mail’’ i ka kushtuar një artikull të gjatë reperave shqiptarë.
Në këtë artikull shkruhet se mafia shqiptare në Angli po rekruton “ushtarë rruge” përmes këtyre videoklipeve.
Po ashtu në këtë artikull shkruhet se nëpër këto videoklipe reperat qëndrojnë me Rolls-Royces, një Lamborghini dhe një turme kërcënuese burrash të maskuar.
Kurse për reperin e bandës shqiptare ‘Stealth’ shkruhet se ai në një këngë bën një paralajmërim të frikshëm.
“Daily Mail” shkruan se ai në një këngë këndon vargjet:
“Ne ju vrasim sepse shqiptarët nuk kanë nevojë për arsye. Ata përpiqen të na kapin, por këta shqiptarë nuk mund të kapen.”
Thuhet se mafia shqiptare dikur në Angli ishte sekrete, por videoklipet në fjalë po përdoren për të rekrutuar më shumë ‘’ushtarë rruge’’.
Sipas ekspertëve britanik, postimi i imazheve të vetes së tyre me armë automatike, kartëmonedha dhe orë Rolex prej ari, anëtarët e bandës së krisur po përpiqen të bindin kriminelët nga Shqipëria për t’u bërë pjesë e tyre.
Mes të tjerash në këtë artikull shkruhet se videot muzikore vijnë me një njoftim se ata nuk e pranojnë dhunën e asnjë lloji dhe se çdo vepër e dhunshme e portretizuar është thjesht veprim artistik.
Më tej shkruhet se pjesa më e madhe e rrjetit të gjerë kriminal shqiptar vepron nën radarin e policisë dhe është e fokusuar në fitime të mëdha. Por Hellbanianz – një bandë e dhunshme e tregtarëve të droguar në Londrën lindore- është një përjashtim i shurdhër.



