Google search engine
Home Aktualitet Jahti pësoi defekt në motor, roja bregdetare shqiptare bën mrekullinë për serbët...

Jahti pësoi defekt në motor, roja bregdetare shqiptare bën mrekullinë për serbët gjatë natës (DETAJE)

0
408

Roja bregdetare shqiptare ka shpëtuar 8 persona gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Pas një avarie në motor, anëtarët e bordit kanë kërkuar ndihmë duke lëshuar sinjalin SOS.

Pas marrjes së sinjalit, anija e gatshme në Sazan P-116 ‘Bora’ është angazhuar menjëherë për dhënien e ndihmës.

Forcat e shpëtimit janë afruar pranë jahtit i cili ndodhej 22 milje detare në veri-perëndim të ishullit të Sazanit duke bërë të mundur shpëtimin e tyre. Jahti u dërgua në portin e Vlorë pa probleme rreth orës 04:10.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here