Ilirjan Celibashi rrëzon Ilir Metën për 13 tetorin: Procesi zgjedhor për pushtetin vendor u mbyll për këtë vit

0
381

Data e zgjedhjeve vendore duket se prej disa kohësh është komentuar nga eksponentë të ndryshëm. Ish kreu i KQZ Ilirjan Celibashi doli kundër dekretit të presidentit Ilir Meta, i cili caktoi 13 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Sipas Celibashit, dekreti për datën e zgjedhjeve caktohet vetëm një herë dhe më pas KQZ vazhdon me zbatim e dekretit, duke shtuar se procesi zgjedhor për qeverisjen vendore për këtë vit është mbyllur. “Në 4 vjet, KQZ dhe presidenti rrinë afër njëri tjetrit, ose KQZ rri pas derës së presidentit vetëm një herë. Momentin kur pret nga Presidenti caktimin e datës së zgjedhjeve. Momentin që Presidenti cakton datën e zgjedhjeve, KQZ merr këtë dekret dhe vazhdon punën nuk rri më pas derës së Presidentit për të pritur dhe për të menduar dhe nuk ka asnjë arsye të mendojë që mundet që Presidenti të ketë ndonjë akt tjetër apo një veprim tjetër. Kështu që nga pikëpamja formale juridike procesi zgjedhor për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore për këtë vit ka përfunduar në 30 qershor. 13 tetori nuk është datë zgjedhjesh, dhe këtë e them me bindje të plotë”, tha Celibashi. Duke iu referuar vonesës së nxjerrjes së rezultateve zgjedhore, ish kreu i KQZ deklaroi se duhen ndryshime të domosdoshme të kodit zgjedhor, e më tej edhe në vullnetin politik të subjekteve zgjedhore. “Duhet më së pari të bëjmë ndryshime në kodin zgjedhor, pasi Kodi zgjedhor parashikon procedura të tilla që edhe nëse procesi do të shkojë normalisht, pa konflikt, pa kontestime procedura e nxjerrjes së rezultatit është, relativisht edhe e komplikuar po kërkon kohë fizike, dhe sa kohë do të jetë kjo procedurë e nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve, edhe nëse ne do ta kemi procesin zgjedhor të zhvilluar qetë, ne rezultatin do ta kemi të shpallur jo më herët se 24 orë nga mbyllja e qendrave të votimit. Pra, më së paku duhen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, më pas fut edhe vullnetin politik për të pranuar procesin dhe rezultatin e zgjedhjeve. Mendoj që partitë politike duhet të mësojnë dhe të kuptojnë që në momentin që ti hyn në garë, ke pranuar legjislacionin, duhet të pranosh edhe verdiktin e tyre”, tha Celibashi. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here