“Fikni automjetet në rrugë”, thirrja e fortë në rrjetet sociale dhe çfarë pritet të ndodhë nesër në Tiranë dhe jo vetëm

0
360

Projektligji i qeverisë për të rritur me 20 lekë çmimin e naftës nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët, të cilët kanë vendosur protesta simbolike.

Në rrjetet sociale është përhapur një thirrje e cila fton të gjithë përdoruesit e mjeteve që ditën e nesërme të ndalen në rrugë dhe të qëndrojnë pa lëvizur për tre orë.

“Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rreth rrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për të kërkuar  uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 të reja lekë për litër”, lexohet në posterin e publikuar në rrjetet sociale.

Edhe pse vetë ministrja e Financave, Anila Denaj nuk e ka pranuar për asnjë çast se çmimi i karburantit do të rritet, ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj publikoi një dokument me ligjin për taksën e re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here