Venezuelë, qeveria dhe opozita drejt marrëveshjes për dialog të qëndrueshëm

0
434

Presidenti i Venezueles shprehu besim në një “marrëveshje të shkëlqyer të paqes dhe bashkëjetesës” pas bisedimeve mes dy paleve në Barbados. Presidenti i Venezuelës ka njoftuar se qeveria dhe opozita kanë arritur marrëveshje për të formuar “tavolinë të përhershme të dialogut”, një ditë pasi përfunduan bisedimet në Barbados për zgjidhjen e krizës politike në vend. “Pas tre ditëve të udhëtimin intensiv të dialogut me opozitën e Venezuelas, ne kemi arritur marrëveshje që të krijojmë tavolinë të përhershme të dialogut”, shkroi Nicolas Maduro në rrjetet sociale. Presidenti i Venezuelas theksoi se ka “besim të plotë” se qeveria dhe opozita do të arrijnë “shumë shpejt një marrëveshje të shkëlqyer të paqes dhe bashkëjetesës”. Maduro gjithashtu çmoi vullnetin e qeverisë norvegjeze, e cila ishte ndërmjetësuese në bisedimet. Të mërkurën, qeveria e Venezuelas njoftoi përfundimin e bisedimeve në Barbados, duke i quajtur ato shkëmbim “të suksesshëm” të opinioneve. Zv/presidenti Jorge Rodriguez theksoi se bisedimet në Barbados ishin hapësirë për “zgjidhjen e kundërthënieve përmes mjeteve kushtetuese dhe paqësore”. Duke filluar nga e hëna, disa takime u mbajtën në Barbados për të gjetur zgjidhje paqësore të krizës politike në shtetin e Amerikës së Jugut. Pala opozitare ende nuk është deklaruar rreth përmbajtjes së bisedimeve apo marrëveshjes. Të hënën, Maduro tha se bisedimet në Barbados do të fokusohen në gjashtë pika kryesore, duke formuar një “strategji dhe agjendë gjithëpërfshirëse dhe të plotë”, ku do të përfshihet të gjitha çështjet kryesore shtetërore.Bisedimet në Barbados erdhën pas bisedimeve në Oslo të Norvegjisë, të mbajtura në muajin maj, por që nuk dhanë rezultat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here