Komisioni hetimor, Duka dhe Bardhi marrin në mbrojtje Ilir Metën, akuza qeverisë se po largon vëmendjen nga skandalet

0
372

Kreu i PAA, Agron Duka ka reaguar pas mbledhjes së komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se qeveria e ka marrë këtë nismë për të larguar vëmendjen nga skandalet e saj. Duka tha se vendi nuk po qeverise por po sundohet nga një pakicë, e cila sipas tij ka për qëllim mbajtjen e pushtetit me dhunë. “Shyqyr që doli ky Komisioni Hetimor për Presidentin e Republikës, sepse përndryshe, opinioni publik do të duhej të merrej me ngritjen e çmimit të naftës, me ngadalësimin e rritjes ekonomike, me mungesën e investimeve të huaja, me projektligjin që kërcënon median online, me përgjimet e Bild, me rënien e rendit kushtetues dhe me dhjetra probleme të shtyra në kalendat greke. Ku ka më mirë se një gjyq publik për të spostuar vëmendjen gjetkë, ndërsa vendi nuk qeveriset, por sundohet nga një pakicë që të vetmin plan, ka mbajtjen e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo kosto”, u shpreh kreu i PAA Agron Duka. Por në të njëjtën linjë me të ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi e ka konsideruar komisionin hetimor si “telenovelë verore”, duke shtuar se presidenti Ilir Meta nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës. Sipas tij, mazhoranca ka ndërmarrë nismën për shkarkimin e Metës për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga përgjimet e dosjeve “339” dhe “184”. “Për të mbuluar vjedhjen e shqiptarëve, vjedhjen e votës, vjedhjen e taksave, vjedhjen e pasurive, Edi Rama ka nisur shfaqjen për herë te parë te telenovelës “Parlamenti i krimit kundër Presidentit”, ku vetë është regjisor, vetë skenarist, vetë producent, vete aktor. Edi Rama e ka të qartë se telenovela me shkarkim presidenti është vetëm një sajesë vere dhe abuzim me fondet publike. Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese për t’u garantuar qytetarëve të drejtën për të zgjedhur në një sistem demokratik dhe pluralist. Duke shfaqur telenovelën bajate, me aktorë kryesorë personazhet e dosjeve 184 dhe 339 të blerjes së zgjedhjeve me krimin, Edi Rama do që të mos flitet për krimet e tij ndaj shqiptarëve”, u shpreh Bardhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here