Shuhen përfundimisht shpresat e Skënderbeut për të luajtur në Europë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka dhënë vendimin përfundimtar, duke refuzuar apelimin e klubit korçar. Kjo do të thotë se KAS le në fuqi dënimin e dhënë nga UEFA më 29 mars të vitit 2018, që dënon Skënderbeun me 10 vjet pezullim nga Kupat e Europës si dhe një gjobë prej 1 milion euro.