“Berishët u vetë-dorëzuan para Gjykatës Italiane”, Taulant Balla jep lajmin dhe bën paralajmërimin e fortë për PD-në

0
422

Taulant Balla, kreu i Grupit të PS, ka treguar sot se ka arritur që të fitojë gjyqin kundër Jamarbër Malltezit. Balla shkruan se parat e fituara do të shkojnë për Fondin e Edukimit, që do të investohen në kopshte dhe çerdhe.

“Berishët u vetë-dorëzuan para Gjykatës italiane, duke vetë-pranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren”, shkruan kreu i Grupit PS.

POSTIMI I PLOTË

Fondi për Edukimin, përmes të cilit do investojmë në kopshte dhe çerdhe, me të ardhurat që burojnë nga gjyqet me berishët, lulëzimat dhe artistat e PD u shtua sot me një “kontribut” të vlefshëm nga dhëndri i Sali Berishës prej 3000 Euro. Berishët u vetë-dorëzuan para Gjykatës italiane, duke vetë-pranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren.

Siç kam dhënë fjalën, e gjithë kjo shumë do të shkojë për një institucion para-shkollor në Librazhd. Në ditët në vijim ky çek do t’i kalojë fëmijëve të komunitetit të nderuar rom në Librazhd. Vazhdoni të bëheni për turp në sytë e njerëzve, sepse ne kemi gjetur tashmë instrumentin si ta bëjmë të dobishëm Lulin, Saliun dhe artistat e PD–✌️ Shpifjet, që më pas frymëzojnë dhunën dhe molotovët, janë fundi i asaj çfarë ka mbetur nga PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here