Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e KLGJ-se, Naureda Llagami.
Me anë të një statusi në rrjetin social, Soreca ka njoftuar takimin e zhvilluar ditën e sotme ku shkruan se është njohur me hapjen e pozicioneve për Gjykatën e Lartë.
“Kryetarja e KLGJ Naureda Llagami më njohu sot me punën e Këshillit, në veçanti për hapjen e pozicioneve për Gjykatën e Lartë, për të cilën tashmë ka akte rregullatore. Me rëndësi që së shpejti të ketë një Gjykatë funksionale, por edhe të balancohet shpejtësia dhe cilësia e punës”- shkruan ai.