Përplaset sërish Rama me Metën, kush i futi në ‘sherr’ dhe ç’pritet të ndodhë me Presidentin

0
365

Presidenti Ilir Meta doli kundër zgjedhjeve të 30 qershorit dhe me urgjencë dekretoi një datë të re për zgjedhjet, atë të 13 tetorit, për të cilët u shpreh që të zhvillohet të tri palët e zgjedhjeve.  Më datë 27 qershor, 3 ditë para zgjedhjeve lokale,  Meta nxori 13 tetorin si datë të re zgjedhjes duke e argumentuar si shmangie të një konflikti civil.

Por çfarë ka ndodhur me dekretin e ri të Metës?

Zhdekretimi i 30 Qershorit u botua menjëherë në Fletoren Zyrtare pas firmës së Presidentit, ndryshe ka ndodhur me dekretin e dytë për datën e re. Afati për botimin e dekretit është 10 ditë, por tashmë ka kaluar dhe Qendra e Botimeve Zyrtare nuk e ka zbardhur dekretin e dytë të Metës.

Duhet të themi se Qendra e Botimeve Zyrtare është institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe mësonet se shkak i këtij mosbotimi është pasi qeveria Rama nuk njeh 13 tetorin si datë të re zgjedhjesh. Kjo është arsyeja që nuk është botuar në fletoren zyrtare.  Tashmë pritet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës e kreut të shtetit.

Funksioni i QBZ-së

QBZ ka si funksion publikimin e akteve normative në fletoren Zyrtare dhe hyrjen e tyre në fuqi pas publikimit. Ajo publikon gjithashtu Buletinin e Njoftimeve Zyrtare, kodet dhe përmbledhjet e legjislacionit në fusha të ndryshme duke mundësuar aksesin e publikut në informacionin ligjor.

Gjatë muajve të fundit ka pasur një përplasje e cila vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Pasi opozita nuk njohi zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin.  Për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi.  Nga an tjetër Rama shfaqet i vendosur se zgjedhjet e vetme ishin më 30 qershor.  Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Disa ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit.  Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here