Google search engine
Home Politike Drejtesi KLP vijon me seancat dëgjimore për SPAK, kalon në skaner Elisabeta Imeraj,...

KLP vijon me seancat dëgjimore për SPAK, kalon në skaner Elisabeta Imeraj, pyetet për dosjen ndaj Artur Zotos

0
393

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vijuar dje me intervistat për prokurorët që aplikojnë për Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Gjatë ditës së djeshme u

morën në pyetje prokurorët Edvin Kondili, Elida Kaçkini, Dorjana Benko dhe kryeprokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Kjo e fundit u pyet edhe lidhur me çështjen e ish-Drejtorit të Burgjeve, Artur Zoto, i cili pasi qëndroi për rreth 1 vit e gjysmë në burg fitoi pafajësinë në Gjykatën e Apelit. Lidhur me të, Imeraj u shpreh se respektoi vetëm ligjin dhe do të vepronte po njëlloj edhe tani. E pyetur se çfarë do bënte më shumë në SPAK, ka deklaruar se rezultatet do të jenë më të mira pasi do kenë edhe Byronë e Hetimit dhe kushte më të mira për të luftuar. Kujtojmë se Zoto u lirua nga burgu në shtator të 2018-s, pasi ishte dënuar me 5 vite burgim nga gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Ai u gjet fillimisht fajtor i akuzuar

për abuzime me tenderat e ushqimeve në institucionin qe drejtonte. Një ditë më parë para KLP dolën Donika Prela, Besim Hajdarmataj, Besnik Muçi dhe Doloreza Musabelliu. Ata u gozhduan me pyetje nga ndërkombëtarët. Ishte Mishel Lakomy e misionit OPDAT ajo e cila ka bombarduar me pyetje prokurorët që kërkojnë të marrin në dorë frenat e luftës antikorrupsion. Vëmendja kryesore e monitoruesve ndërkombëtarë ka qenë tek hetimi i dosjeve të bujshme dhe për këtë pikë nuk kanë kaluar pa u “filtruar” Donika Prela dhe Besim Hajdarmataj. Sipas burimeve të gazetës, ky i fundit është pyetur nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDTAT për dosjen “339” dhe nxjerrjen e sekretit hetimor. Ndërkombëtarët kanë kërkuar të dinë nga Hajdarmataj sesi ka vepruar me dosjen “339”, pse zbardhja e përgjimeve u vonua aq shumë dhe pse ato përfunduan në duart e opozitës. Në përgjigje, Besim Hajdarmataj hoqi përgjegjësitë nga vetja dhe mohoi t’ia ketë dhënë materialet PD. Marrjes në pyetje nga ndërkombëtarët për çështjet e nxehta nuk i shpëtoi as Donika Prela. Ajo është pyetur për dosjen “Shullazi”, ndërsa mësohet të ketë thënë se ka bërë lëvizjet e duhura edhe pse kjo shkaktoi konflikt të brendshëm në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Edhe për dosjen “339” Prela dha llogari para ndërkombëtarëve, ndërsa u pyet edhe për problemet që ONM ka konstatuar me pasurinë e saj në kuadër të procesit të vetingut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here