Në seancë ishin avokatët e ish-deputetit demokrat, Ivi Kaso dhe ledio Nuraj, prokurori Besim Ndragjoshi dhe relatorja Marina Rrabashta.
Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ndodhet në arrest shtëpie. Ai u arrestua pas sulmeve që disa militantë të opozitës kryen ndaj shkollës Shenjnaze Uka i cila shërbente si KZAZ për materialet zgjedhore të 30 qershorit.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Rendit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore”.
Mbrëmjen e 18 qershorit disa militantë të PD bashkë me të cilë ishte dhe ish-deputeti demokrat sulmuan KZAZ nr.3 në Shkodër duke thyer xhamat e saj dhe më pas i kanë vënë flakën me benzinë.
Përplasjet vijuan për disa momente dhe u desh ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse për të neutralizuar situatën e tensionuar.