Anëtari i KLP përballet sot me kërkesën e shkarkimit nga Komisioneri Publik, zbuloni arsyen pse (EMRI)

0
336

Sot i zgjedhuri anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë do përballet në seancë me Komisionerin Publik, pasi ka kërkuar shkarkimin e tij nga detyra në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Gentian Osmani e kaloi me sukses Vettingun, duke u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por sipas Komisionerit Publik, subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur nivelin e besueshëm.

Në deklaratën e Komisionerit Publik thuhet se:

“Subjekti i rivlerësimit gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë. Provat dhe shpjegimet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit për të provuar të kundërtën e rezultateve të hetimit, nuk janë të mjaftueshme për rrëzimin e këtyre rezultateve dhe justifikimin për konfirmimin në detyrë të tij”, deklaroi Komisioneri Publik në nëntor të vitit të kaluar. Komisioneri Publik, referuar vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ka konstatuar se subjekti Gentian Osmani ka në pronësi një apartament me sipërfaqe 92 m2, me vlerë 82 mijë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here