Google search engine
Home Aktualitet Tërbohet moti në Lezhë, shtyllat bien mbi automjete dhe zona mbetet pa...

Tërbohet moti në Lezhë, shtyllat bien mbi automjete dhe zona mbetet pa energji elektrike

0
492

Këtë mëngjes dhe gjatë mbrëmjes së djeshme moti ka marrë një kthesë të madhe në vendin tonë.Temperaturat e larta ia kanë lënë vendin erës dhe stuhisë së fortë, e cila nuk ka kaluar pa shkaktuar dëme.

Ndër qytetet ku janë vënë më shumë re pasojat e motit të “tërbuar”, është Lezha.Era e fortë ka zhvendosur shtyllat e energjisë elektrike të cilat kanë rënë mbi automjetet e parkuara pranë tyre.

Kjo gjithashtu ka sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në Shëngjin dhe zonën përreth.

Moti i keq përfshiu të gjithë territorin e vendit pak pas mesnate.Si pasojë ka pasur rënie të temperaturave në orët e para të mëngjesit të sotëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here