Google search engine
Home Aktualitet Stuhia pushtoi vendin mbrëmjen e djeshme, dëmtohet rrjeti elektrik në 3 qytete,...

Stuhia pushtoi vendin mbrëmjen e djeshme, dëmtohet rrjeti elektrik në 3 qytete, OSHEE ngre alarmin (DETAJE)

0
374

Moti i keq ka dëmtuar shumë shtylla tensioni gjatë natës. OSHEE njofton se disa linja tension i mesëm dhe rajonet me të prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durrësi (zona e Krujës).

Njoftimi i OSHEE-s

Për shkak të motit të keq gjatë natës se mbrëmshme dhe në vazhdim, janë dëmtuar disa linja tension i mesëm dhe rajonet me te prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durresi (zona e Krujës).

Stuhia e natës, e shoqëruar me shkarkesa atmosferike, shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrik, duke i këputur.

Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për shkak erës. Problematike paraqitet situata edhe në Lezhë.

Prej orëve të para të mëngjesit, brigadat e terrenit po punojnë intensivisht për riparimin e defekteve dhe kthimin e gjendjes në normalitet ne kohe sa më të shpejtë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here