Google search engine
Home Politike Drejtesi Pranoi shqyrtimin e provave për pasurinë, KPA merr vendimin për Xhezair Zaganjorin

Pranoi shqyrtimin e provave për pasurinë, KPA merr vendimin për Xhezair Zaganjorin

0
400

Komisioni i Pavarur i Apelimit ka pranuar kërkesën e kreut të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori për marrjen dhe shqyrtimin e provave të reja të paraqitura ditën e sotme nga ky i fundit.

Ndërkohë është caktuar edhe kur do të mbahet seanca e radhës për drejtuesin e lartë të drejtësisë e cila mësohet se do të zhvillohet më 17 Korrik në orën 14:00.

Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ka qenë sot në Komisionin e Pavarur të Apelimit, pas vendimin të Komisionerit Publik për të apeluar vendimin e KPK-së për kalimin e Vetingut.Në një deklaratë për mediat, Zaganjori u shpreh se ai është treguar bashkëpunues, dhe ka bërë të pamundurën për të gjetur dokumentet e kërkuara nga ana e KPK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here