Po zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit mbledhja e Komisionit të Medias dhe Edukimit, ku po diskutohet projektligji për Akademinë e Shkencave.
I pranishëm në këtë mbledhje wshtw edhe akademiku Artan Fuga, i cili u shpreh se kjo akademi ka nevojë për reformim. Gjatë fjalës së tij para mediave, Fuga tha se niveli i Akademisë duhet të jetë në një nivel tjetër, ndryshe nga ky që është sot.
“Nuk kam asnjë interes personal dhe kam deklaruar se do jap dorëheqjen nga akademia, pasi parimet e mia nuk përputhen me disa nga parimet e akademisë. Niveli i Akademisë duhet të jetë në një nivel tjetër, jo ky që kemi.
Fjala ime ka disa pika:
-shikoj që këto defekte proceduriale janë shumë të rënda. Ky është një pr/ligj i shthuar.
-nuk është e rastit, sepse akademia tregon se nuk e bën dot këtë reformim.
– Nuk kam qëndruar vetëm tek kritika. Kam bërë propozimin tim në një projekt, të cilin nuk e quaj perfekt. Do jap prova, asnjë mendim dhe ide nuk është marrë parasysh nga ana e grupit të deputetëve iniciatorë për pr/ligjin.
-Çështja e AK dhe reformimit të saj është bërë publike nga ana ime.
Çfarë duam ne nga kjo akademi? Kjo akademi kërkon rithemelim, nuk është institucion që kërkon kërkim shkencor, akademikët e bëjnë kërkimin shkencor me institucionet përkatëse”, u shpreh Fuga.
Por Fuga nuk la pa përmendur edhe zgjedhjet që u bënë para pak kohësh në Akademinë e Shkencave, për të cilat u shpreh se ishin zgjedhje farsë.









































