Google search engine
Home Politike Kërkesa e parlamentit për ti hequr vizat Shqipërisë, politikani holandez shpërthen ndaj...

Kërkesa e parlamentit për ti hequr vizat Shqipërisë, politikani holandez shpërthen ndaj vendimit të Bashkimit Europian: Kjo do të na kushtojë…

0
326

Kreu i Forumit për Demokraci në Holandë Thierry Baudet, është i pakënaqur  nga vendimi i Bashkimit Evropian që shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza.

Udhëheqësi i FVD tregon se ky vendim do të shkaktojë shumë probleme për Holandën, raporton media belge  dagelijksestandaard.nl. Në një postim në Twitter Thierry Baudet shkruan:  “E pabesueshme. Shqiptarët tani edhe në Evropë pa vizë. Kjo do të thotë më shumë krime, emigrim i pakontrolluar, konkurrencë jo e ndershme për shoferët e kamionëve, etj. Çfarë i frymëzon budallenjtë që drejtojnë BE-në? #FVD”.

“Shqiptarë nuk do të kenë nevojë për vizë që të udhëtojnë në Bashkimin Evropian. Siç pritej, Komisioni Europian ka hedhur poshtë kërkesën e qeverisë holandeze”, njoftoi Ministri i Jashtëm Stef Blok pak ditë më parë.

Ministri i bëri kërkesë Komisionit Europian pasi Dhoma e Përfaqësuesve kishte kërkuar anulimin e vizave për shqiptarë në Prill.  Blok tashmë paralajmëroi se nuk kishte mbështetje të mjaftueshme brenda BE-së për një hap të tillë. Që nga viti 2010, shqiptarët janë lejuar të udhëtojnë pa viza në BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here