Dy ‘bisha’ të vogla deti janë kapur nga peshkatarët në detin Jon, në brigjet e Vlorës. Bëhet fjalë për dy peshkaqenë me madhësi mesatare, të cilët janë kapur në Lukovë.
Rasti është publikuar në rrjetet sociale. Në foto shfaqet njëri prej peshkaqenëve.
Ndërkohë peshkatarët, këshillojnë të gjithë pushuesit që të tregojnë kujdes dhe të kontrollojnë vendet rreth e rrotull, ku pushojnë.



































