Google search engine
Home Politike “Kam të dhëna, edhe në Kosovë punohej”, Spartak Ngjela shtang me deklaratën...

“Kam të dhëna, edhe në Kosovë punohej”, Spartak Ngjela shtang me deklaratën si do pengohej 30 qershori me dhunë

0
321

Teksa foli për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, avokati Spartak Ngjela u shpreh se mund të krijohej një pështjellim shoqëror.Ai theksoi se më pas mund të krijohej një reaksion zinxhir dhe në Kosovë. Ngjela shprehet se destabilizim nuk synonin vetëm politikanët në vendin tonë, por një gjë e tillë synohej edhe në Kosovë. Për këtë, ai thotë se ka të dhëna.“Beteja e 30 qershorit, forcat e korruptuara në Shqipëri, nëpërmjet atij elektorati që kanë, me motive false për zgjedhjet e lira, të krijonin një pështjellim shoqëror. Nga pështjellimi shoqëror mund të krijohej një reaksion zinxhir dhe në Kosovë. Ata donin një destabilizim, por ky destabilizim duhej edhe në Kosovë. Unë kam të dhëna se edhe atje punohej për këtë punë, por jo sa këtu. 30 qershori ishte ‘Thembra e Akilit’”, u shpreh Ngjela në A2 CNN. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here