Pas një sezoni me transmetime të drejtpërdrejta mbi politikën dhe aktualitetin, “Opinion” ka nisur mbrëmjen e djeshme emisionet ku trajtohen tema soft. Fevziu me 8 të ftuarit e tij nga disa prej restoranteve dhe pastiçerive më të njohura në vend diskutoi mbi “Gatimet Moderne” në botë, por edhe duke zbritur në terrenin shqiptar. E sa herë ka gatime, ka edhe lumturi në studio, por edhe “sherr” me regjisorin ka deklaraur moderatori. “Thashë bëhet gjithmonë bukur këtu kur ka gatime. Dhe gjithmonë kur ka pjata të tilla kam sherr me regjizorin se thotë më zë kamerën nga qejfi i ushqimit. Janë pjatat që ka sjellë secili prej të ftuarve.”- tha Blendi.










































