Google search engine
Home Aktualitet Votoi pro shkarkimit të presidentit, deputeti ‘kryqëzon’ Metën dhe kërkon afat deri...

Votoi pro shkarkimit të presidentit, deputeti ‘kryqëzon’ Metën dhe kërkon afat deri ditën e hënë: Do të nxjerr informacione…

0
411

Deputeti opozitar, Halit Valteri i njohur për kritikat kundër Presidentit Ilir Meta në seancën e së enjtes, ka shkuar më tej, teksa ka deklaruar në emisionin ’45 Minuta’ në Report Tv, se ditën e hënë do t’u drejtojë një kërkesë të gjitha institucioneve për informacion si ka ndryshuar pasuria e kreut të shtetit nga viti 1990.

“Ilir Meta e ka humbur të drejtën që të jetë Presidenti i shqiptarëve, pasi bashkë me bashkëshorten drejton opozitën. Ka një krizë personale, të politikanëve, që për ego personale e kanë futur vendin në një çark. Ditën e hënë do të bëj një letër për të kërkuar informacion nga të gjitha institucionet si ka ndryshuar pasuria e Ilir Metës nga viti 1990. Kush janë pasuritë e deklaruara dhe të padeklaruara, se shqiptarët i dinë. Vota ime është pro shkarkimit të Presidentit. Do të bashkoj votat me shumicën cdo herë që është në të mirë të shqiptarëve” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here