Google search engine
Home Aktualitet “Telefonata të gabuara në kohën e gabuar”, anëtari i AMA-s dhe pedagogu...

“Telefonata të gabuara në kohën e gabuar”, anëtari i AMA-s dhe pedagogu i njohur flet pas lirimit nga burgu

0
359

Është lënë me masën e arrestit të shtëpisë një prej të arrestuarve, punonjës i AMA Andrea Nathanaili.

Njoftimin për lirimin e tij nga burgu e ka dhënë vetë bashkëshortja e Nathanailit, Valbona, e cila falenderon të gjithë miqtë e saj për mbështetjen.

Përveçse punonjës në AMA, Nathanaili ka qenë dhe pedagog në degën e gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

‘Një fundjavë në shtëpi, me Andrean, me miq dhe të afërm, që nuk na kanë lënë vetëm asnjë çast, me telefonata nga të katër anët e botës që na mbështesin e japin kurajë e forcë! Në borxh me të gjithë ju që na u gjendet pranë! Ndjesë nëse nuk u jam përgjigjur! Kanë qenë ditë të ngarkuara, të vështira, të një lloji tjetër, jo nga ato që mendojmë se meritojmë, jo nga ato që na takojnë, por edhe që kaluan shpejt dhe pa kuptuar, sepse në asnjë çast nuk kemi qenë vetëm, në asnjë çast nuk u ndjemë të braktisur! Faleminderit!’, shkruan Valbona.

Ndërkohë duke iu përgjigjur komenteve të miqve të tij në rrjetet sociale, Nathanaili shkruan: “Telefonata të gabuara në kohën e gabuar…përgjohesha! Për të ndihmuar dikë që kishte nevojë për konsulencën time!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here