Google search engine
Home Politike Drejtesi SPAK/ Nuk u paraqit për intervistë, KLP merr vendimin e radhës për...

SPAK/ Nuk u paraqit për intervistë, KLP merr vendimin e radhës për prokurorin Behar Dibra

0
401

Pas mungesës për intervistën e programuar të kryhej ditën e sotme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurori, Behar Dibra do të intervistohet ditën e premte (12 korrik) në orën 12:00.

Behar Dibra i cili kandidon për SPAK përmes një letre të drejtuar KLP-së ka sqaruar se nuk mund të paraqitet në intervistë pasi ditën e sotme kishte një seancë gjyqësore në orën 09:00 gjë që binte ndesh me orarin e intervistës së parashikuar nga KLP.

Ndërkohë ditën e sotme në KLP në intervistë janë futur prokurori Besim Hajdarmataj, Besnik Muçi, Doloreza Musabelliu dhe Donika Prela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here