Google search engine
Home Politike Parlament Plas keq sherri mes Avokatit të Shtetit dhe Bashkim Finos, përplaset edhe...

Plas keq sherri mes Avokatit të Shtetit dhe Bashkim Finos, përplaset edhe me Ulsi Manjën: Mos ma drejto gishtin se nuk jam shoku jot… (REPLIKAT)

0
388

Në mbledhjen që u zhvillua sot në Komisionin e Ligjeve, deputeti Bashkim Fino iu drejtua Avokatit të Shtetit, Artur Metani me një pyetje përsa i përket vendimit të Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë.

Fino kërkoi informacione mbi çështjen dhe për mënyrën se si u humb nga Avokatura e Shtetit në Strasburg.

Në përgjigje të tij, Metani iu drejtua Finos duke i thënë: “I quajtur zoti deputet”. Por kjo ka nevrikosur Bashkim Finon, i cili tha se kishte 22 vite deputet dhe se Avokati i Shtetit iu drejtua deputetëve të rinj në emër dhe me respekt, ndërkohë që atë e quajti “zoti deputet”.

“Për etikë, më quajnë Bashkim Fino, jam deputet i PS-së, kam 22 vite në Parlament dhe shpresoj qw siç di emrin e disa deputetëve që rishtazi kanë ardhur të rinj (duke iu referuar Andi Përmetit), dhe të cilët i vlerësove të më vlerësosh dhe mua me këtë etiketë. Vetëm për çështjen që fole, nuk kam dëshirë”, tha Fino.

Ndërkohë që Avokati i Shtetit, Artur Meta ka thënë se: “Me mirë. Nuk është dhe objekt i raportimit tek e fundit”. Ndërkohë që sherri ka vijuar mes Finos dhe Ulsi Manjës.

“Ti duhet të mbash qëndrim si kryetar i Komisionit për këtë gjë”, tha Fino. Por kryetari i Komisionit të Ligjeve i është përgjigjur Finos; “Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam shoku jot unë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here