Google search engine

    Nuk liron zyrën, ambasadori i Austrisë i përgjigjet menjëherë kërkesës së Voltana Ademit: Shqipëria e vitit 2019 nuk është ajo e 1913-ës!

    0
    309

    Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler përmes një reagimi në Twitter thotë se është i hapur për diskutime por nga ana tjetër kujton se Shqipëria e viti 2019 nuk është Shqipëria e vitit 1913, kohë kjo kur për të vendosnin Fuqitë e Mëdha.

    Kjo duket si një përgjigje ndaj kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi e cila u dërgoi një letër ambasadorëve të SHBA dhe vendeve të BE ku kërkonte ngritjen e një komisioni hetimor administrativ europian si kusht që ajo të lironte zyrën e të njihte 30 qershorin.

    Sattler thotë se shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë.

    “Të hapur për të diskutuar, por 2019 nuk është 1913. Shqipëria synon të hapë negociatat me Bashkimin Europian. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy palë. Sezoni i konfliktit duhet ndjekur nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me një mendje të qetë”, shkruan ambasadori në Twitter.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here