Google search engine
Home Aktualitet Kishte ardhur nga Amerika për pushime, ky është korçari që u vra...

Kishte ardhur nga Amerika për pushime, ky është korçari që u vra nga kunati pasi i mori 13 mijë euro (FOTO)

0
402

Të tjera detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e dy personave në Korçë brenda pak orësh.Mbrëmjen e kaluar u gjet i vrarë në banesën e tij 57-vjeçari Gramoz Nako, i cili jetonte në SHBA, por kishte ardhur në vendlindje pak ditë më parë, ndërsa mëngjesin e sotëm u vetëvra kunati i tij 71-vjeçari Sefedin Zenellari, në momentin që kishte shkuar policia për ta shoqëruar. 57-vjeçari Nako dyshohet se është vrarë nga kunati i tij i moshuar. Ndërkohë, mësohet se në banesën e 57-vjeçarit të vrarë dje mungonte një shumë prej 13 mijë eurosh. Gjithashtu, në kantieren e viktimës janë gjetur çarje e grisje të saj, ç’ka tregon se personat janë përleshur.  Sefedin Zenellari, ishte vëllai i gruas së Gramoz Nakos. Ai ishte baba i dy fëmijëve, por i divocruar nga bashkëshortja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here