Hodhi akuza se kupa e Amerikës ishte e paracaktuar, Leo Mesi rrezikon dënimin me dy vite nga Argjentina

0
441

Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut, Conmebol, i ka pritur shumë keq kritikat e Lionel Messit rreth organizimit të Copa America. “Ylli” argjentinas e akuzoi organizatën e futbollit si të korruptuar dhe që po bënte gjithçka në favor të Brazilit. Për këtë arsye, sikurse informon Marca, Conmebol po sheh mundësinë për t’i dhënë një dënim më të ashpër 32-vjeçarit, që u ndëshkua në karton të kuq në finalen për vendit të tretë me Kilin, pas përplasjes me Medel për pjesën më të madhe të opinionit në mënyrë të padrejtë. Messi nuk do të luajë në ndeshjen e radhës eliminatoreve të Botërorit, që nisin në muajin mars 2020. Por duket se dënimi nuk do të jetë vetëm për një ndeshje. Në një komunikatë për shtyp, Conmebol i ka konsideruar të papranueshme komentet e Messit, e tashmë po mendon të nisë një hetim disiplinor për Leon, që në këtë rast do të rrezikonte nga 2 deri 4 ndeshje pezullim. Aq më tepër që Messi ka precedentë të sjelljes së pahijshme, duke iu referuar rastit të vitit 2017, kur iu drejtua me fjalë fyese gjyqtarit anësor brazilian, Emerson Augusto do Carvalho në fitoren 1-0 me Kilin për “Russi 2018”. FIFA e dënoi Messin 4 ndeshje pezullim, por Gjykata e Arbitrazhit sportiv e hodhi poshtë për arsye procedurale. Të gjitha deklaratat e njëpasnjëshme të lëshuara nga futbollisti i cilësuar si më i miri i të gjitha kohërave kundër organizatorëve të Kupës së Amerikës, mund t’i kushtojnë shumë shtrenjtë yllit të Argjentinës. Si pas ndeshjes ndaj Brazilit, ashtu edhe në atë ndaj Kilit ku u ndeshka me të kuq, Mesi nuk ngurroi të shfaqej para kamerave për të lëshuar akuza të rënda për korrupsion e turne të ndikuar me qëllim që të fitonte Brazili. Sipas rregulloreve të turneut, Lionel Mesi mund të përballet me masa disiplinore nga CONMEBOL, e cila nuk toleron sjellje të tilla. Sipas rregulloreve, ai mund të pezullohet në bazë të rregulloreve të konfederatës që drejton futbollin në Amerikën e Jugut e cila parashikon pezullime për “sjellje në mënyrë ofensive, fyese apo të bëjë shfaqje shpifjeje të çdo lloji, si dhe të fyejë në çdo mënyrë dhe nëpërmjet çdo rruge CONMEBOL, autoritetin, zyrtarët e saj, etj”. Këto nene parashikojnë një dënim deri në dy vite, që do ta ndalonte jo vetëm të luante kualifikueset e Botërorit 2022, por edhe në Kupën e Amerikës që zhvillohet vitin e ardhshëm ne Argjentinë dhe Kolumbi. Vetë presidenti i Federatës Argjentinase, Klaudio Tapia, evitoi deklaratat pas ndeshjeve. “Nuk mund të flas se mund të më përjashtojnë për dy vite”, tha ai duke i paraprirë një dënimi të mundshëm të Mesit. Ndeshja për vendin e tretë dhe të katërt në Copa America, mes Argjentinës e Kilit, u menaxhua në mënyrë jo të drejtë nga arbitri Mario Díaz de Vivar, i cili nxori me karton të kuq Medel dhe mbi të gjitha Leo Mesin, i cili për herë të dytë në karrierë mori një ndëshkim të tillë, i cili sipas profesionisteve nga moviola pas ndeshjes ishte i pamerituar. Arbitri paraguajan ishte aq katastrofik në vendimet e tij, saqë edhe mediat braziliane e kanë sulmuar ashpër, duke dalë hapur pro Mesit dhe duke evidentuar disa fakte që vërtetojnë se Conmebol kishte zgjedhur arbitrin e gabuar për atë ndeshje plot tension. Vetëm 35 vjeç, Mario Díaz de Vivar është arbitri më i ri dhe me më pak eksperiencë në Copa America. Ai ka gjykuar vetëm 4 ndeshje ndërkombëtare për kombëtaret, me gjithë ndeshjen e së shtunës, tregon qartë çfarë vlerësimi skandaloz i ka bërë Conmebol finales së vogël. Pas ndeshjes me Kilin ku Argjentina fitoi me rezultatin 2-1, “pleshti” refuzoi të marrë medaljen duke mos dal në ceremoninë e dhënies së medaljeve. Ai hodhi akuza ndaj organizatorëve duke thënë se fitues të këtij kompeticioni do të dalë skuadra e Brazilit, e cila fitoi mbrëmjen e së dielës finalen ndaj Peruesë me rezultatin 3-1. Por pas këtyre akuzave të Leo Mesit, mbrojtësi i Brazilit, Thiago Silva, si kundërpërgjigje ndaj të akuzave të Messit se Copa America u organizua për ta fituar Brazili, ka deklaruar se sulmuesi i Argjentinës ka ndikuar te gjyqtarin gjatë përmbysjes së famshme të Barcelonës kundër Paris Saint-Germain në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në sezonin 2016-17.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here