Gjykata e Krimeve të Rënda pranon gjykimin e shkurtuar për tre gjytarët e Apelit të Durrësit, Petrit Ceno, Petraq Dhimitri dhe Kliton Spahiu. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 24 korrik.
Tre gjyqtarët akuzohen për “Korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se për të dhënë një vendim në favor të një biznesmeni kanë përfituar një udhëtim të paguar nga ai.
Si i pandehur është marrë edhe biznesmeni Namik Sadik, i cili akuzohet për “Korrupsion aktiv”, dyshohet se ai ka paguar udhëtimin e gjyqtarëve për të parë një ndeshje në Spanjë.










































