Është paraqitur pranë KLP, kandidatja e fundit për sot, Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë për Krimeve të Rënda.Prela është kandidatja e gjashtë në radhë për SPAK-un që do të merret në pyetje nga Këshilli I Lartë i Prokurorisë. Ndërkohë, rreth dy orë më parë, ka mbaruar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë intervistimi i prokuroritë të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. KLP e ka pyetur prokurorin për dosjet më të nxehta, ndër to dosjen “Shullazi”, “Tahiri” dhe “339” . Ndërsa prokurori Behar Dibra nuk është paraqitur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të zhvilluar intervistën në kuadër të krijimit të SPAK. Dibra ka dërguar pranë KLP-së edhe një letër me arsyet e mos paraqitjes, që sipas tij është i angazhuar me një proces gjyqësor .










































