Bord konsultativ pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

0
380

Bordi konsultative përfaqësues të shoqatave të kineastëve do të funksionojë tashmë pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Përmes një deklarate Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se kjo vjen në kuadër kuadër të disa ndryshimeve ligjore të ndërmarra nga QKK, në zbatim të platformës së zhvillimeve të reja ligjore e administrative, që kryetari i institucionit, z. Eduart Makri paraqiti para kineastëve në COD, ku ka pasur disa zhvillime pozitive, pavarësisht debateve, që janë pjesë e procesit demokratik. Sipas Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, shumica e kryetarëve të shoqatave, që përfaqësojnë kineastët shqiptarë, janë shprehur pozitivisht për ndryshimet si dhe mekanizmat e propozuara nga kryetari Eduart Makri, pasi janë dakord me përpjekjet për ngritjen e cilësisë dhe forcimin e kontrollit në praktikat ligjore e administrative të prodhimeve kinematografike shqiptare. “Kjo dakordësi reflektohet në marrëveshjet e bëra kohët e fundit midis kryetarit Makri dhe administratës së drejtuar prej tij dhe kryetarëve të shoqatave të kineastëve. Me dakordësinë e shumicës absolute të kryetarëve të shoqatave të kineastëve, me urdhrin e kryetarit nr. 371 prot., datë 8.7.2019 u ngrit u ngrit Bordi Konsultativ i përbërë me përfaqësuesit e shoqatave të kineastëve që do të funksionojë pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë me qëllim, diskutimin dhe propozimin e ndryshimeve të nevojshme në sistemin kinematografik shqiptar”, thuhet në deklaratë. Kryetari Eduart Makri, duke shpresuar se kjo gjë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, falënderon shoqatat e kineastëve, që pavarësisht mendimeve të ndryshme dhe debateve të zhvilluara, shfaqin dëshirën dhe vullnetin të ulen në tryezë dhe të debatojnë në mënyrë konstruktive. “Kjo gjë do të ndryshojë disa praktika të deritanishme, ku grindjet e forta dhe mosmarrëveshjet midis shoqatave kanë penguar dhe pengojnë komunikimin, si dhe vështirësojnë aplikimin e ndryshimeve pozitive”, vijon deklarata e shpërndarë nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Ndërkaq që disa ditë më parë QKK publikoi dhe rregulloren e re, që do të funksionojë ky institucion

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here