Pasuri të paluajtshme që kapin shifrën 1 milion Euro janë sekuestruar në disa qytete të vendit. Pasuritë që i përkasin një çifti italo-shqiptar, janë vënë nën sekuestro preventive pasi dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.Sipas hetimeve, për të fshehur pronat në Shqipëri, si pronare e tyre ishte regjistruar edhe e ëma e shqiptares, Vergjinush Durollari 76 vjeçe. Në një vështrim të bërë në profilet e tyre në rrjetet sociale, mund të shihet mjaft mirë që çifti bën një jetë shumë luksoze, të cilët nuk nguron që ta ndajë edhe me miqtë e tyre virtual. Udhëtime në shtete të ndryshme, makina luksoze, udhëtime me jahte, veshje të shtrenjta janë fjalët kyçe kryesore që mund të përshkruajnë jetën në shtetit fqinj të Almandës dhe Francescos. Pasuritë e sekuestruara “Drejtoria Hetimore Qëndrore, Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, zhvilluan Operacioni Policor “Transferta“, për sekuestro preventive të disa pasurive të paluajtshme të shtetasve Almanda Durollari, Vergjinush Durollari, dhe shtetasit Italian Francesko Cocilovo. Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2018, regjistruar për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Bazuar në vendimin e datës 05.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, u vendos sekuestro preventive mbi pasuritë, si më poshtë: – 2 apartamente banimi në Pogradec, me sipërfaqe 175 m2; – 4 apartamente banimi në Tiranë, me sipërfaqe 420 m2; – 1 njësi shërbimi në Tiranë, me sipërfaqe 106.5 m2; Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 1 milion euro”, njoftoi Policia.


