Meta e reklamoi në Tiranë si ‘heroinë’, kush është ish-drejtoresha e LSI dhe militantja e flaktë që ‘protestoi’ në SHBA kundër Sorosit/ Lidhjet e saj të ngushta me Kryemadhin (FOTO)

0
669

Lexo.al ka zbuluar se protesta anti-Soros para shtëpisë së Bardhë është organizuar nga militantja e LSI-së, ish drejtoresha e kësaj partie në Lezhë, Eglantina Mirashi, e cila njihet si “mike” e ngushtë me çiftin Meta-Kryemadhi, siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme.

Mëngjesin e ditës së sotme, Presidenti Meta e ka nisur i entuziazmuar nga plazhi me një postim në rrjetet sociale. Në postimin e tij Meta shprehte falenderime për pjesëmarrësit  (një grup i vogël njerëzish) e një protestë para Shtëpisë së Bardhe ku thuhej në pankarta se Soros po dëmton demokracinë në Shqipëri.

Postimi i Presidentit Ilir Meta mëngjesin e sotëm

Por si qëndron e vërteta e kësaj proteste!?

Faktet tregojnë se një nga organizatoret me entuziaste te kësaj proteste e cila është përdorur edhe si imazh kryesor në lajmet e prodhuara nga opozita, është Eglantina Mirashi, ish-drejtoreshë e LSI-së në Lezhë, mbështetëse e flaktë e kësaj partie dhe “mike” e ngushtë me çiftin Meta-Kryemadhi, siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme.

Pas shkarkimit nga detyra si drejtoreshë, aktivistja e LSI-së mesa duket ka emigruar në Amerikë nga ku vazhdon zbatimin me përpikmëri të “urdhrave” të partisë.

Pas një kërkimi edhe më të detajuar, shihet se Eglantina Mirashi ka qenë një nga protestueset më të rregullta të opozitës të zhvilluara në vend.

Mirashi është aq korrekte ndaj “urdhrave” të Presidentit ose bashkëshortes së tij saqë në tubimin përpara Shtëpisë së Bardhë ka shkuar familjarisht pasi në pamje shfaqet edhe vëllai i saj.

Ilir Meta po përdor në luftën e tij imagjinare me Soros edhe militantët e tij brenda, por edhe jashtë vendit. /LEXO.AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here