Kryeministri e kaloi fundjavën në bregdetin e Vlorës. Këtë e bëri me dije vetë kreu i qeverisë, teksa publikoi dje foto nga deti me djalin e tij të vogël, Zaho.
Ndërkohë, në mediat sociale ka qarkulluar një tjetër foto e familjes së kryeministrit. Ai shihet teksa është duke shëtitur në Lungomare bashkë me bashkëshorten e tij, Lindën dhe të voglin Zaho.
Është pikërisht vogëlushi që ka tërhequr vëmendjen, pasi shihet teksa ka veshur një kostum të ‘Juventusit’, ekipi për të cilin bën tifozllëk Rama.
Ndërkaq, kryeministri mban të veshur një T-shirt, me një palë tuta të zeza sportive si dhe shapka.
Ndërsa sigurisht bie sërish në sy stili i veçantë i Lindës.
