Partizani i Franko Lerda fillon të marrë formë. Të kuqtë “trondisin” merkaton në Shqipëri duke zyrtarizuar 5 afrime në vetëm 48 orë ku katër prej tyre janë futbollist të huaj. Joseph Ekuban, Brian Broën, Theofilus Solomon, Aristoteles Romero dhe Aldo Teqja janë zyrtarisht pjesë e “Demqave të Kuq”, ndërsa janë larguar Lum Rexhepi, Ardit Hila, dhe Reinaldo Kalari. Ndërkaq Partizani ka rinovuar kontratën me mbrojtesit Egzon Belica për dy sezone dhe për një sezon me Labinot Ibrahimin. Ekuban, Broën dhe Solomon janë të tre sulmues, ndërsa Romero është mesfushor me tipare mbrojtëse dhe Teqja është portieri, i cili do të jetë zëvendësuesi i Alban Hoxhës. Broën ka nënshkruar një kontratë për dy vitet e ardhshme me Partizanin, ndërsa vjen nga skuadra e Reno 1868, që militon në Kampionatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës USL Championship. 26-vjeçari aktualisht është pjesë e përfaqësueses së Xhamajkës, e cila po luan në Kampionatin e Kupës së Amerikës së Veriut, turneu “Gold Cup 2019”. Gjithashtu për dy vite ka nënshkruar edhe sulmuesi, Theofilus Solomon, i cili i bashkohet të kuqve pas një eksperince në Hungari me klubin Ujpesht. 23 vjeçari në karrierën e tij ka luajtur në kampionatin kroat me ekipet e Rijekës, Zadar, Shibenik, Istra 1961, Inter Zapreshiç. Gjithashtu ai ka qenë pjesë edhe e Partizanit të Beogradit në Serbi dhe Omonia Nikosia në Qipro. Ndërkohë, mesfushori Aristoteles Romero mbërrin te kampionët e Shqipërisë me formulën e huazimit për një vit nga Crotone. Edhe Ekuban u bashkua me të kuqtë me formulën e huazimit për një vit, por me të drejtë blerje nga Hellas Verona. Ndërkaq, portieri Aldo Teqja ka nënshkruar për një vit me të kuqtë ndërsa i bashkohet kampionëve pas tre sezonesh te Skënderbeu. Afrimet e reja kanë bërë që drejtuesit të ndërpresin bashkëpunimin me disa lojtarë. Ardit Hila, Lum Rexhepi dhe Reinaldo Kalari kanë mbyllur aventurën me kryeqytetasit, ndërsa kanë rinovuar Egzon Belica dhe Labinot Ibrahimi. Partizani do të luajë të mërkurën ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, ku përballë do të ketë azerët e Karabakut. Ndërkohë, klubi i kuq vijon përgatitjet për ndeshjet në Champions League, ku “demat” do të kenë përballë Karabagun e Azerbajxhanit, ish-skuadrën e Ansi Agollit. Klubi i Partizanit është njoftuar dje zyrtarisht edhe për orarin e ndeshjes së kthimit në turin e parë të Ligës së Kampioneve ndaj Karabak. Nëse për sfidën e parë të kuqtë janë të detyruar të luajnë në orën 17:30 për shkak të moslicencimit të ndriçimit artificial në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen e dytë, ata do të luajë në orar darke në Azerbajxhan. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Dalga Arena” në qytetin e Baku dhe orari që ka përzgjedhur pala azere është 21:00 me orën lokale në 17 korrik. Në prag të këtij takimi e njëkohësisht të ndeshjes së kthimit, Partizani ka dorëzuar në UEFA listën me futbollistët e grumbulluar dhe që do të jenë në dispozicion të trajnerit Lerda për turin e parë eliminator. Lorenc Trashi duket se ka marrë një rol të ri tashmë te Partizani dhe në UEFA është prezantuar si mesfushor dhe jo mbrojtës, ndërkohë që të pranishëm në listë janë edhe futbollistët të cilët u prezantuan te Partizani ditën e djeshme apo edhe në ditët e mëparshme. Nga 23 futbollistët të cilët janë pjesë e Partizanit, 8 futbollistë janë të rinj dhe 15 nga sezoni i kaluar. Aldo Teqja, Esin Hakaj, Uilliam Kordeiro, Rron Broja, Aristoteles Romero, Teofilus Solomon, Jozef Ekuban dhe Brajan Braun janë futbollistët të cilët janë afruar në merkaton e verës nga drejtuesit e kuq dhe trajneri Franko Lerda.