Një tjetër person është arrestuar lidhur me sulmin e KZAZ numër 19 në Dibër.
Policia ka arrestuar sekretarin e Grup-seksionit të PD në Dibër, Melsen Nela.
32 vjeçari akuzohet se sulmoi me Molotov KZAZ nr. 19 më 28 qershor.
Kujtojmë se disa ditë më parë, u hodhën bomba molotov në drejtim të KZAZ-në nr.19.
Protestuesit u përleshën me policinë në përpjekje për të hyrë në ambientet e KZAZ-së.
Nga përleshjet mbeti i plagosur një gazetar, dhe gjashtë efektivë të policisë.








































