Google search engine
Home Aktualitet Ngjarje e rëndë/ Shkrumbohen gjatë natës dy makina në Vlorë, dyshohet zjarrvënie...

Ngjarje e rëndë/ Shkrumbohen gjatë natës dy makina në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme, flet pronari i “Benz-it”

0
374

Dy makina janë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë në rrugën “Veledin Kollozi”. Mësohet se mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 250 JG është në pronësi të Skënder Demajt dhe ndërsa pronari i mjetit tjetër tip furgoni nuk dihet ende.

Dyshohet se zjarri i është vënë qëllimisht makinës tip “Benz” dhe më pas është përfshirë nga flakët edhe furgoni që ndodhej pranë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka dhënë dëshminë e tij në polici edhe Skënder Demaj, i cili është shprehur se nuk ka konflikte me asnjë person.

“Nuk kam pasur konflikte kohët e fundit dhe as më parë. Nuk e di se kush mund të ma ketë bërë këtë gjë”, mësohet të ketë thënë ai.  Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po heton të shkuarën e pronarit të dy mjeteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here