Google search engine
Home Lifestyle “Më thanë vëre çik emrin e dashnores time në program”/ Kantautori dhe...

“Më thanë vëre çik emrin e dashnores time në program”/ Kantautori dhe moderatori i njohur rrëfim të pazakontë: Tët ëmë vendos (Në cilin TV i ka ndodhur)

0
367

E njohim të gjithë për muzikën që i ka sjellë publikut shqiptar ndër vite. Gjergj Leka me krijimet e shumta ka dhënë kontributin e tij në artin e muzikës shqiptare. Megjithëse vazhdon ende të mos i ndahet krijimtarisë, Leka ka thënë mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv se ka shumë nostalgji për muzikën e dikurshme, e madje do të rikthehej me vrap tek ajo.

“Do ti kthehesha me vrap të djeshmes, vetëm për diçka. Për seriozitetin që kishte arti dhe unë isha muzikant, merresha me muzikë. Unë sot duhet të mendoj për sponsorat, duhet të mendoj që të mos më vijë e ftuara me minifund dhe me pirsing në program, mundohem të mos them ndonjë fjalë më shumë se i dashuri nga Laçi mund të më shembë në dru. Kemi problem të tjera sot që dje nuk i kemi patur. Kemi patur probleme se nuk ishe i lirë të bëje krijimtarinë tënde. Do preferoja kohën e vështirë, se sa me një anarshi muzikore që ka sot, por me trutë që kam sot, jo me atë që kisha atëherë.”, tha Leka në studion e “Rreze Dielli”

Me karakterin e tij të padorëzuar Gjergj Leka jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga muzika edhe pse e kanë ndaluar dhe penguar për shkak të biografisë, por ka guxuar edhe më tej duke veshur kostumin e moderatorit dhe autorit të programeve televizive. E megjithë vështirësitë që ka hasur në tregun mediatik shqiptar, kantautori tha për “Rreze Dielli” se vazhdon të bëjë atë që do duke mos iu bindur dëshirave të shefave apo drejtorëve.

“Unë kam mbetur ai që jam. Dua të mos kem një shef mbi kokë që të më thotë bëje këngën kështu sic them unë, ose vëre çik emrin e dashnores time në program. Unë e lashë, e preva me thikë programin në RTSH vetëm se guxoi të më thoshte këtë një nga drejtuesit. Vëre vwr këtë në program, më tha. Tët ëmë vendos thashë se unë nuk e vë. Këto janë gjërat më të rëndësishme që unë kam në jetë, parimet që nuk i shkel. Jam i lirë të bëj çtë dua në jetë dhe kjo nuk ka të paguar. Ndonjëherë, në ndonjë muaj nuk më del hesapi, se e di që harxhoj më shumë se sa fitoj.”,- u shpreh kantautori gjatë emisionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here