Bileta online, për monumentet e kulturës në vend

0
452

Në muajin shtator do të nisë funksionimin platforma cultureticketsalbania.al, me anë të cilës turistët, veçanërisht ata të huaj mund të presin biletat online për të vizituar monumentet e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Kështu deklaroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti në një interpelancë me operatorët turistikë. Ministrja tha se biletaria online është një nga risitë e Ministrisë së Kulturës. “Ju e dini që në 10 sitet e trashëgimisë kulturore e kemi në funksionim e biletarinë elektronike, e cila ka sjellë një transparencë më të madhe një shfrytëzim më të mirë dhe një monitorim më të mirë nga ana e ministrisë. Tani kemi kaluar në një fazë më të avancuar, kjo është vërtet një platformë shumë e njohur në të gjithë botën ajo e aksesimit të biletarisë edhe online, por në Shqipëri kemi arritur ta realizojmë vetëm tani. Jemi krenarë që kemi arritur në këto 10 site ku kemi sistemi i biletarisë elektronike që të mund ta zgjerojmë me biletarinë online”, nënvizoi Margariti. Në këtë takim ministrja tha se platforma është ngritur tashmë, por blerja online e biletës e cila është një proces që ka filluar deri tani është kryer 70 përqind e punës për realizimin e saj. “Do të jetë e disponueshme në shtator” vijoi ministrja Margariti. Sipas ministres së Kulturës, kishat të cilat janë të mbyllura dhe nuk janë të aksesueshme nuk janë pjesë e kësaj platforme. Në vendin tonë parqet arkeologjike kanë qenë gjithmonë në vëmendjen e vizitorëve, duke pasur shumë rëndësi dhe për turizmin kulturor në vendin tonë. Butrinti, Apllonia, etj, për vlerat e tyre historike dhe kulturore gjithmonë kanë tërhequr turistët e huaj. Butrinti u shpall qytet muze më qershor 1961. Butrinti është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992. Duhet të largohesh vetëm 12 kilometra larg nga qyteti i Fierit, në jug të Shqipërisë, për të parë qytetin antik dhe shumë mbresëlënës, Apolloninë. Ky qytet i lashtë u formua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit në tokat e taulantëve Ilirë nga kolonizatorët grekë, që vinin nga Korinti. Apollonia mori emrin për nder të perëndisë Apollon dhe si Apolloni e Ilirisë kishte një rëndësi të veçantë dhe luajti një rol të madh si ndërmjetës tregtar mes helenëve dhe ilirëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here