Albi Nako dhe Alba Hoxha janë përfolur vazhdimisht për lidhjen e tyre në media.Ndonëse çifti nuk e ka pranuar kurrë publikisht këtë lidhje, spekulimet nuk kanë patur të mbaruar dhe fillonin që nga ‘like-t’ në foto e deri tek komentet që i bënin njëri-tjetrit.
E megjithatë, vetëm një muaj më parë Albi dhe Alba e hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe prej kohësh nuk janë parë më bashkë, madje në “Alba Festival” ku Albi ishte me trupën e tij të baletit, Alba nuk u pa gjëkundi.Kanë mjaftuar këto detaje që në media të përflitet se çifti i ka dhënë fund lidhjes 2 vjeçare.
Por Albi Nako dhe Klaudia Pepa për shumë vite kanë pasur një marrëdhënie të deklaruar së bashku, por vendosën t’i jepnin fund lidhjes së tyre. Klaudia vazhdon karrierën e saj të suksesshme në Itali, ndërkohë që Albi Nako një koreograf i paarritshëm në Klan Tv.
Ditën e sotme të dy balerinët kanë tërhequr vëmendjen me postimet e tyre. Albi Nako ka postuar një shprehje domethënëse në InstaStory.
“Ndonjëherë ndodh të pyes veten: “Ku gabova?!”… Dhe jeta më përgjigjet: U tregove tepër i mirë me të tjerët”,- shkruan Albi Nako.

Ndërsa Klaudia Pepa ka vendosur të tregojë anën e saj më të fortë, një fizik perfekt. Veshur me bikini braziliane, balerina nxjerr në pah të pasmet e saj.

Risjellim në vëmendje se prej kohësh çifti kanë deklaruar se tashmë ekziston vetëm miqësi e pastër mes tyre.