Ditën e sotme, Kavaja është tronditur nga një ngjarje e rëndë.
Ndërkohë janë zbuluar informacione të reja nga dinamika e vrasjes në Kavajë, ku mbeti i vrarë një 50-vjeçar i cili ishte duke blerë bukën.
Mësohet se përplasja me armë ka nisur në një lokal, ku pas një sherri verbal mes dy grupeve, konflikti ka degjeneruar në grushta.
Më pas, ata kanë dalë nga lokali dhe kanë nxjerrë armët. Konflikti degjeneroi në këtë situatë ku 7 persona janë të plagosur dhe 1 kalimtar ka ngelur i vdekur në vend.
Dy vëllezër Eljo dhe Eraldo Hyka janë dy autorët e parë të identifikuar për ngjarjen, dhe janë shpallur në kërkim.