Identifikohet viktima në Kavajë.
Ai është Ramazan Hasalliu, rreth 50 vjeç. Viktima ka qenë duke u kthyer në shtëpi, me bukë në dorë kur është kapur nga plumbat që janë shkëmbyer mes dy grupeve në lagjen numër 4 në Kavajë.
Nga policia mësohet se ka pasur një konflikt për motive banale që më pas përfundoi në konflikt të armatosur. Arma e përdorur mendohet se ka qenë kallashnikov.