Sokol Balla ftesë prej 2 ditësh Metës pasi i përmendi ish gruan, gazetari nxjerr ç’do transmetoi për Presidentin në fillim të emisionit (Kë do ftoi në vend të tij)

0
349

Gazetari Sokol Balla prej dy ditësh i ka bërë ftesë Presidentit Ilir Meta në emision, pas sulmit që ky i fundit i bëri duke i përmendur familjen. Por duke qënë se nuk ka marrë përgjigje i është dashur ta zëvendësojë me Imamin. Në vend të Metës gazetari ka menduar të ftoi ish themeluesin e PD-së Arben Imami në studion e Real Story, ora 21.00 në Vizion Plus. 

Imami është themelues i PD-së në dhjetor 1990. Për disa vite në qeverinë Berisha mbajti postin e Ministrit të Mbrojtes.

Intervista e Imamit në Real Story vjen vetëm pak ditë pas mesazhit të Jozefina Topallit kundër Bashës.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit ajo e cilësoi aksionin e Bashës të dështuar. Çfarë mendon Imami për situatën në PD? A duhet të rikthehet PD në sistem apo do të vazhdojë rrugën e Bashës? A mundet Basha të dalë fitimtar në zgjedhjet e ardhshme dhe a do të jetë Imami pjesë e një aksioni për ringritjen e PD-së? Për këto dhe për shumë pyetje të tjera, ndiqni intervistën e Arben Imamit, sonte në Real Story ora: 21:00 në Vizion Plus.

Pse Imami në vend të Metës?

Stafi i Real Story kontaktoi të mërkurën stafin e Presidentit, por nuk mori përgjigje.

Sokol Balla tha se në këto kushte i duhej të përgatiste një tjetër emision. Por ai thotë se nëse Presidenti ndryshon mendje edhe në minutë të fundit, ai do jetë i mirëpritur. “Kisha përgatitur disa pyetje për Presidentin që besoj kishin interes për opinionin publik, që lidhen me funksionimin e rolit të Presidentit gjatë kësaj krize dhe asnjë pyetje me sfond personal, ” thotë Balla.

“Gjithsesi për një nga pyetjet, e kam gjetur përgjigjen nga vetë Meta, në një intervistë dhënë për një televizion rus. Këtë pyetje dhe përgjigjen do ti transmetoj sot në fillim të programit”, tha gazetari Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here