Google search engine
Home Bota Rajoni ‘Shtanget’ kryeministrja serbe pas lëvizjes së rëndësishme të Gent Cakajt dhe Behxhet...

‘Shtanget’ kryeministrja serbe pas lëvizjes së rëndësishme të Gent Cakajt dhe Behxhet Pacollit: E tmerrshme. Kjo është shumë e rëndë

0
423

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka reaguar ashpër ndaj nënshkrimit të marrëveshjes, për unifikimin e misioneve diplomatike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministrit i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, nënshkruan të martën marrëveshjen për unifikimin e misioneve diplomatike dhe konsullore dhe bashkëpunimin strategjik në fushën e politikës së jashtme.

Ministri Pacolli, shkroi në Tëitter se “ishte i nderuar për nënshkrimin e një marrëveshje historike të bashkëpunimit strategjik”.

“Ky është një hap i madh përpara në integrimin tonë kombëtar, gjë që do të bëjë më të fortë veprimin e përbashkët global”, tha Pacolli.

Edhe homologu i tij, Gent Cakaj shkroi me të njëjtat tone, duke thënë se marrëveshja “hap horizonte të reja për veprime të përbashkëta institucionale”.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç e dënoi nënshkrimin e kësaj marrëveshje duke e quajtur atë të “tmerrshme”.

Ajo i tha televizionit Pink, se është skandaloze që deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara, dhe se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me qëllim është bërë në kohën kur po zgjidheshin udhëheqësit e rinj të BE-së, pasi në këtë mënyrë nuk do të kishte reagim nga Brukseli. REL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here