Presidenti Ilir Meta dhe gjithë armata e tij janë bërë bashkë kundër reformës në drejtësi. Pasi publikoi dje një status kundër reformës, pas tij nuk kishte si të mungonte dhe një reagim i Petrit Vasilit, të cilit flitet se i është bllokuar viza nga SHBA. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka sulmuar misionin EURALIUS, i cili ka propozuar që të komandohen disa gjyqtarë në Gjykatën e Lartë, në mënyrë që ajo të dalë nga ngërçi. “EURALIUS duke u vendosur në rolin e protagonistit dhe propozuesit të zgjidhjeve antikushtetuese tanimë edhe për Gjykatën e Lartë mori rolin e bashkëpërgjegjësit në kapjen e reformës nga rilindja. Dhënia edhe për Gjykatën e Lartë të një zgjidhje analoge me atë të Arta Markut është një prove e re e një abuzimi skandaloz, që dhunon Kushtetutën në vend të zbatimit shembullor të saj. Sebepi spekullativ i emergjencës e bën këtë reformë në drejtësi sot njëlloj si reformën e Plepave dje. Ndryshimet kushtetuese 100% konsensuale të 21-22 korrikut po zhbëhen thuajse totalisht dhe Kapjereforma e ka zaptuar reformën”, tha ai. Më tej Vasili ka qenë në të njëjtën gjuha me presidentin, duke treguar se letra që i ka shkuar dje KLGJ ka shkuar më parë në zyrën e Vasilit, ose është hartuar bashkërisht. “Rrëzimi i të gjitha parashikimeve kushtetuese si dhe afateve gjithashtu kushtetuese në implementimin e reformës dhe sajimi në vend të tyre i zgjidhjeve antikushtetuese dhe antiligjore janë alibi për kapjen evidente të drejtësisë nga Edi Rama. Si një anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, kujtoj insistimin thuajse maniakal të Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë të mbështetur fuqimisht, bile deri në tepri, nga EURALIUS për t’u futur në detaje dhe afate deri edhe në Kushtetutë me shkakun, që askush të mos ketë hapësirë për të interpretuar në mënyrë që të kishim një zbatim rigoroz dhe pa asnjë devijim të ndryshimeve kushtetuese të 21-22 korrikut 2016. Por zgjedhja antikushtetuese, skandaloze e Arta Markut e propozuar nga EURALIUS hodhi në erë principialitetin e reformës dhe kësisoj edhe themelin ligjor dhe për më keq akoma atë moral”, tha ai.
Home Aktualitet Presidenti i ngre të gjithë kundër reformës, Vasili: EURALIUS kërkon zgjidhje antikushtetuese...