Kryeministri Rama ka sot ditëlindjen, do befasoheni përkrah kujt ka zgjedhur ta festojë

0
353

Për dy ditë me radhë, sot dhe nesër 4-5 korrik, do të mbahet në Poznan Konferenca e Ballkanit Perëndimor në kuadrin e Procesit të Berlinit.  I pranishëm do të jetë dhe kryeministri,  Edi Rama, i cili sot feston edhe ditëlindjen e tij të 55-të.

Ditën e sotme kryeministri i vendit, Edi Rama feston ditëlindjen e tij të 55. Ditën e sotme ai nuk do të jetë në Tiranë, por mesa duket ditëlindjen ta festojë përkrah Angela Merkel në Poloni. Kjo pasi data e lindjes së Ramës (4 korriku), përkon me datën kur mbahet Konferenca e Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë.

Kjo konferencë mbahet dy ditë me radhë sot dhe nesër, ndërsa në të do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, që janë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Po kështu e ftuara më e rëndësishme e Konferencës së Ballkanit Perëndimor, i cili mblidhet çdo vit në një qytet tjetër europian që prej vitit 2014, pritet të jetë kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo është gjithashtu themeluesja nismës diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here