Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka ironizuar urimin e politikanëve shqiptarë për Ditën e Pavarësisë së Amerikës.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se 4 korriku nuk ka gdhirë akoma në Amerikë.
“Janë zgjuar që në mëngjes për të uruar 4 Korrikun dhe ndërkohë 4 Korriku nuk ka gdhirë akoma në Amerikë. Komedia e këtyre 3 shokëve të Trump-it nuk ka mbarim,”-shkruan Hajdari.
Ditën e sotme urimet për 243 vjetorin e Pavarësisë së Amerikës nuk janë kursyer edhe nga politikanët shqiptarë.