Doli në përgjimet e ‘Bild’/ Kërkohet shkarkimi i menjëhershëm i Damian Gjiknurit, çfarë po ndodh në seancën e sotme?

0
405

Deputeti Ralf Gjoni, pjesë e Grupit Parlamentar të Pavarur, ka kërkuar shkarkimin e Damian Gjiknurit si bashkëkryetar të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Në fjalimin në Kuvend, Gjoni theksoi se “moralisht nuk shkon që, ndërkohë ne si opozitë jemi të bashkuar në këtë temë përsa i përket sistemit zgjedhor, bashkëkryetari i këtij komisioni të jetë një person që del në përgjime dhe përflitet për manipulim të votave.”

“Është e turpshme të flasim për reformë në drejtësi dhe të kërkojmë reformë zgjedhore, kur emri i kryetarit të komisionit përflitet për blerje votash”, tha Gjoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here