Sapo ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PD, Berisha në një prononcim për mediat ka komentuar zgjedhjet e 30 qershorit dhe skenarin që do të ndjekë në vazhdim opozita.
“Kryengritjen popullore gjer në rivendosjen e plurazlimit politik. Deri në shporrjen e monstrës së narkoshttetit dhe regjimit të tij të kakistokracisë. Vlerat e demokracisë të groposur me farsën moniste do të rivendosen një minutë e më parë. Kjo ishte një thirrje e imja që qytetarët shqiptarë të vijojnë betejën.”
-Bëtë autogol?
Ishte një nga aktet më të mençura të PD-së që nuk u bë pjesë e farsës së narkoshtetit. Është jetike që opozita të qëndrojë e papërlyer.
-Nëse ndërkombëtarët njohin zgjedhjet, si është fati i PD?
Zgjedhjet janë të dënuara me vdekje. Nuk ishin zgjedhje ato, ishin një farsë. Le të kërkojnë pak konventat, të cilat hedhin poshtë zgjedhjet moniste. Cilido që thotë atë që thoni ju do të turpërohet në histori. Populli po mbron vlerat që janë sanksionuar në vendet e lira në mbarë botën. Kongresi bojkotoi vëzhgimin e zgjedhjeve sepse nuk vëzhgonte dot farsën. Ndaj dhe këso janë qëndrime të drejta.
-13 tetor do të marrë pjesë opozita?
Do t’u them shqiptarëve vetëm një gjë. Edhe misioni i OSBE, që kryesohet Glover që njihen marrëdhëniet e mia me të. Edhe ai deklaroi se zgjedhjet janë anti-kushtetuese. Deklaruan se dekreti i presidentit mund të sfidohet jo nga narko-KQZ, jo nga narko-gjykatësit.