‘Bëni si të virgjër Ralf’, Gjoni e lëshon keq gojën dhe shënjestron Metën, Ramën dhe Bashën: Krevati rrotullohet mes ju të treve!

0
397

Deputeti Ralf Gjoni është shprehur se ironi ndaj mazhorancës që sipas tij si e virgjër kur flet për Reformën në Drejtësi.

“Ju diskutoni sot për rrëzimin e presidentit, ne sot duhet të diskutojmë për rrëzimin e këtij sistemi politik të kaluar. Ju sot dilni dhe bëni moral për reformën në drejtësi, kjo është një tallje. Ju çfarë bëni, hapni sherre me Presidentit rrëzoni dekretin e tij dhe bëni sikur jeni të virgjër. Ju do të bëni drejtësi? Kjo është për të qeshur dhe për të qarë.

Rama ta gëzojë ditëlindjen, komandanti juaj, shihni sa të gëzuar jeni. I kujtoj Ramës këngën “Globi rrotullohet”, unë do thoja krevati rrotullohet mes ju te treve. Kam edhe një fjalë për ata ambasadorë që sot pa e kuptuar se ç’po ndodh bëjnë thirrje për diagol. Nuk ka më vend dialogu, sepse i bie të rrotullohen sërish treshe ata. Zgjedhjet i kryen, ashtu siç u kryen, unë nuk votova se nuk kisha asnjë mundësi zgjedhjeje por i mbështeta ata”, u shpreh Ralf Gjoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here